Erdogan në Samitin e NATO-s: Evropa të shmangë veprimet që dobësojnë unitetin e Aleancës

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u bëri thirrje aleatëve evropianë të ruajnë unitetin e NATO-s dhe të shmangin çdo nismë që, sipas tij, mund të dobësojë marrëdhëniet transatlantike.

Në fjalën e tij në Samitin e NATO-s, Erdoğan theksoi se, ndërsa vendet evropiane po marrin më shumë përgjegjësi në kuadër të aleancës, është e rëndësishme që ky proces të mos cenojë integritetin e NATO-s.

“Tani që aleatët evropianë kanë filluar procesin e marrjes së më shumë përgjegjësive brenda NATO-s, është e nevojshme të mos ndërmerren veprime që dobësojnë integritetin e aleancës dhe marrëdhëniet transatlantike”, deklaroi presidenti turk.

Ai iu drejtua në mënyrë të veçantë vendeve anëtare të Bashkimi Evropian, duke theksuar se nismat e BE-së në fushën e sigurisë duhet të zhvillohen në koordinim me NATO-n dhe jo përmes strukturave paralele.

“Përfitimi maksimal nga përpjekjet e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë mund të arrihet vetëm duke shmangur dublikimet e panevojshme me NATO-n dhe pa përjashtuar aleatët që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, u shpreh Erdoğan.

Deklaratat e presidentit turk vijnë në një kohë kur vendet evropiane po diskutojnë forcimin e kapaciteteve të tyre të mbrojtjes, paralelisht me angazhimet në kuadër të Aleancës Atlantike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related