“Ec ore dreq”/ Nxehet keq Erion Braçe, debaton me anëtarët e komisionit hetimor

Data

Deputeti i PS-së Erion Braçe i ka kërkuar deputetes së PD-së Albana Vokshi të mbyllë gojën. Komisioni Hetimor për Sterilizimin është mbledhur sot në seancë, por nuk ka mundur të zhvillojë një mbledhje normale. Deputetja e PD-së Albana Vokshi është kapur me kolegët socialistë dhe tonet mes tyre kanë qenë të acaruara duke kaluar dhe në fyerje mes palëve apo kërcënime.

Kjo gjë ka shqetësuar dhe punën e komisioneve të tjera parlamentar, e me sa duket dhe Erion Braçen, i cili drejton komisionin e Dezinformimit

Deputeti Erion Braçe debatoi me anëtarët e komisionit hetimor të Sterilizimit, edhe pse ishte në rolin e spektatorit. Pas disa komenteve që bëri me të pranishëm të tjerë, Braçe debatoi edhe me anëtarët e opozitës në komision.

“Kur flet, mendoji gjërat! Ec, ore dreq”, dëgjohet Braçe t’i thotë Albana Vokshit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related