E rëndë në Cërrik! U aksidentua teksa po punonte me mjetin bujqësor, humb jetën 65-vjeçari

Data

Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me frezë dore në Cërrik. Mësohet se ai ka shkuar pa shenja jete në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related