Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”.
Gjatë bisedës me kreun e qeverisë shqiptare, teksa foli për biznesin dhe ambicien për të zgjeruar sipërmarrjet e saj, Blerta Kllokoqi Rugova tregoi edhe planet për t’u angazhuar më shumë në politikë. Ajo kritikoi disa nga politikat e ndjekura nga qeveria aktuale e Kosovës, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Rama theksoi domosdoshmërinë që vende të vogla si tonat, të kenë miq të mëdhenj si SHBA.
Rama: Çfarë do të bëje ndryshe? (e pyet për përfshirjen në politikë
Rugova: Po flasim te mjekësia, pasi e kam studiuar edhe vetë. Unë nuk dyshuar që nuk është duke u punuar, por në përgjithësi sigurimet shëndetësore janë një element, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ka nevojë për marrje të hapave konkrete, sepse ne lëvizim shumë drejt Maqedonisë për shëndetësinë dhe harxhojmë shumë, apo në Turqi. Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, që të paktën të rregullohet infrastruktura, paga e mjekëve sepse mjekët po ikin jashtë. Para së gjithash, duhet ndjekur një rrugë nga çfarë na është pasur më herët, të mos prishim raportet me ndërkombëtarët. Kjo është një frikë personale imja dhe ndoshta edhe e shumë të tjerëve, që kanë qenë apo janë aktivë në politikë. Zhvillimet e fundit po i shohim me një sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë me të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë disa elemente që duhen parë, zgjedhjet janë shumë shpejt.
