E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me kreun e Gjykatës së Lartë! VanHorn: Janë reduktuar çështjet e prapambetura! Mbështesim përparimin e mëtejshëm

Data

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe  Artur Kalaja.

Ambasada e SHBA bën me dije se VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjithashtu përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm.

467399062_994888885999602_6495707472533670646_n

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related