Dita e sotme do të shënojë kulmin e të ftohtit për këtë javë. Paraditja pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të ketë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, duke zbritur deri në -6°C në zonat malore, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 12°C në ultësirë dhe zonat bregdetare.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi deri në 35 km/h, duke sjellë ndjesi edhe më të fortë të të ftohtit. Në brigjet detare pritet dallgëzim i ulët, pa problematika të theksuara për lundrimin.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes ndaj temperaturave të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
