E fshehu drogën pranë spitalit dhe shkollës, por u zbulua! Arrestohet 22-vjeçari shqiptar, pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali

Data

Karabinierët italianë në Cesena kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut të kokainës që vepronte në zonë.

Operacioni u zhvillua mëngjesin e 17 dhjetorit, gjatë një patrullimi rutinë pranë Spitalit Bufalini dhe një shkolle fillore, zona të konsideruara me ndjeshmëri të lartë. Sjellja e të riut ngriti dyshime te efektivët, pasi ai parkoi automjetin dhe më pas fshehu një çantë në një gardh aty pranë.

Gjatë kontrollit, në çantë u gjetën rreth 200 gramë kokainë, e ndarë në 155 doza, gati për t’u shpërndarë në tregun e drogës. Substanca narkotike u sekuestrua menjëherë nga autoritetet.

22-vjeçari u shoqërua në komisariat dhe, me urdhër të Prokurorisë, u transferua në burgun e qytetit. Më pas, gjykata konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën e paraburgimit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related