“Nuk është thirrje, është alarm!” – Albana Vokshi fton qytetarët në protestën e 22 dhjetorit: Kur padrejtësia bëhet normë, reagimi është detyrim

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka intensifikuar takimet me qytetarët e Tiranës në prag të protestës kombëtare që do të mbahet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se protesta nuk është një thirrje e zakonshme politike, por një reagim i domosdoshëm qytetar përballë një realiteti që, sipas saj, ka kaluar çdo kufi të pranueshëm.

“Kjo nuk është thirrje. Është alarm. Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri. Të gjithë në këmbë, pa përjashtim,” shprehet deputetja demokrate.

Sipas Vokshit, qytetarët po përballen çdo ditë me padrejtësi, korrupsion dhe abuzim me pushtetin, ndërsa institucionet kanë dështuar të mbrojnë interesin publik dhe të garantojnë barazi përpara ligjit. Ajo nënvizon se heshtja përballë kësaj situate vetëm sa e thellon krizën dhe normalizon padrejtësinë.

Deputetja e PD-së u bën thirrje qytetarëve të çdo bindjeje që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një akt dinjiteti dhe përgjegjësie qytetare, jo si një kauzë partiake.

Protesta e së hënës para Kryeministrisë pritet të jetë një nga mobilizimet më të mëdha të opozitës në javët e fundit, në një klimë politike të tensionuar dhe me akuza të forta për pengim të drejtësisë dhe keqqeverisje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related