E djathta ekstreme “pushton” edhe Rumaninë, socialdemokratët arrijnë një rezultat historik në zgjedhje

Data

Socialdemokratët pro-evropianë dolën në krye në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Rumani, por e djathta ekstreme konfirmoi ngritjen e saj të fortë dhe e solli këtë anëtar të BE-së dhe NATO-s, që kufizohet me Ukrainën, në një lloj pasigurie. PSD, e cila deri më tani ka qeverisur me liberalët, ka fituar 22.4 për qind të votave, duke ia kaluar grupeve të tjera politike, sipas rezultateve të zgjedhjeve pas numërimit të më shumë se 99 për qind të votave.

Megjithatë, forcat e ekstremit të djathtë së bashku kanë më shumë se 31 për qind të votave, tre herë më shumë se në zgjedhjet e vitit 2020. Zgjedhjet erdhën një javë pas fitores së befasishme të kandidatit të pavarur të ekstremit të djathtë Calin Georgescu në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke ngritur shqetësime në Perëndim rreth pozicionimit strategjik të Rumanisë. E djathta ekstreme, e shpërndarë në disa grupe, por e bashkuar rreth mbrojtjes së “vlerave të krishtera” dhe ndërprerjes së ndihmës për Kievin në emër të “paqes”, nuk e fsheh kënaqësinë e saj me rezultatet e zgjedhjeve. “Sot populli rumun votoi për sovranitetin”, tha presidenti i Unionit për Bashkimin e Rumanisë (AUR), Gerorge Simion . Partia e tij fitoi 17.8 për qind të votave

“Ky është fillimi i një epoke të re në të cilën rumunët rifitojnë të drejtën e tyre për të vendosur vetë fatin e tyre”, tha Simion, duke theksuar se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 52 për qind, më e larta në dy dekadat e fundit. Që nga rënia e komunizmit në vitin 1989, vendi nuk ka parë një zhvillim të tillë, por për shkak të vështirësive ekonomike dhe luftës në anën tjetër të kufirit, zemërimi i një pjese të madhe të popullsisë 19 milionëshe po ziente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related