Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me letrën e kompanisë lobuese amerikane, Continental Strategy që i drejtohej Departamentit Amerikan të Shtetit. Fillimisht thuhej se Berisha ishte në pension dhe nuk merrej me politikë, dhe më pas letra u korrigjua duke sqaruar se ai është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare. Për këtë, kryedemokrati zgjodhi të mos japë sqarime të drejtpërdrejta.
“Për asnjërën prej tyre nuk kam përgjigje. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Ajo ka rregullat e saj të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje,” u shpreh Berisha, duke theksuar më tej se “Rëndësi ka që ajo është transparente dhe jo mafioze.”
Pyetje: Pak ditë më parë është publikuar një letër e kompanisë lobuese që i drejtohej DASH që ju ishit në pension dhe duhet të hiqej non grata sepse nuk merreshit me politike. Pak ditë më vonë, letra u korrigjua duke i thënë që jeni kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keqinformuar ju kompaninë amerikane që po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Rubios ka qenë me informacionet që ka mbledhur vetë?
