Deputeti Agron Shehaj akuzoi ministren Delina Brahimaj se ka favorizuar interesa kriminale me projektin “Durana Park” dhe paralajmëroi se çështja do të hetohet nga SPAK.
Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se projekti u kthye nga park fizik në “park virtual” për të mundësuar përfitime të padrejta financiare. Sipas tij, ministrja ka firmosur dokumente në favor të përfituesve dhe po mbron korrupsionin.
Shehaj theksoi se përgjegjësitë nuk mund të shmangen dhe se hetimi do të zbardhë rolin e zyrtarëve të përfshirë.
