“Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Data

Gunter Held, 77 vjeç është një nga qindra shtetas të huaj të mashtruar për të investuar përmes call center-ave, që i kërkon drejtësisë shqiptare të ndërhyjë që t’i kthehen pas 135 mijë eurot e vjedhura.

I moshuari gjerman ishte një nga 41 të mashtruarit në një skemë të mirëfilltë kriminale ku pas hetimeve të SPAK u gjetën fajtorë Erion Kasmi dhe Xhulian Xhafa.

Por ndërsa pasuritë e tyre janë të sekuestruara mbas kërkesës së prokurorisë, i moshuari nga Gjermania së bashku me katër bashkëkombës të tjerë përfunduan në gjykatën civile me kërkesën që veç procesit penal, në zhvillim e sipër të garantohen gjyqësish që do të dëmshpërblehen.

Por avokati i tyre thotë se po has në probleme mbasi me aplikimin e gjykimit të shkurtuar ndaj të akuzuarve, klientët e tij rrezikojnë të presin gjatë në gjykimet civile. Ky është vetëm një nga ngërçet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related