“Dua vetëm të shkoj në shtëpi” – Erica Kirk shpërthen në lot pas të shtënave në eventin ku ishte Donald Trump

Data

Momente të forta emocionale janë regjistruar pas të shtënave me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C..

Ndër të pranishmit ishte edhe drejtoresha ekzekutive e Turning Point USA, Erica Kirk, e cila u pa në gjendje shoku teksa po evakuohej nga salla.

“Dua vetëm të shkoj në shtëpi,” u dëgjua të thoshte ajo me lot në sy, ndërsa largohej me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Reagimi i saj emocional vjen në një kontekst të rëndë personal. Vetëm shtatë muaj më parë, bashkëshorti i saj, aktivisti politik Charlie Kirk, ishte vrarë gjatë një sulmi në një aktivitet në Utah.

Ngjarja e fundit në Uashington riktheu traumën për Kirk, duke e bërë momentin edhe më të rëndë për të.

Incidenti ndodhi gjatë një eventi ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump, i cili u evakuua menjëherë nga Shërbimi Sekret i SHBA. Fatmirësisht, nuk pati viktima mes të ftuarve, ndërsa një agjent mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe ka rikthyer vëmendjen te siguria në eventet publike dhe ndikimi psikologjik që situata të tilla kanë te individët e përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related