Drone mbi Kopenhagen, mbyllet aeroporti kryesor në Danimarkë

Data

Alarmi ka përfshirë Danimarkën pas raportimeve për dronë të dyshimtë mbi hapësirën ajrore të Kopenhagenit, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportin kryesor të vendit. Fluturimet u devijuan menjëherë drejt aeroporteve të tjerë për arsye sigurie, ndërsa pasagjerët mbetën në pritje në terminale.

Autoritetet daneze njoftuan se prania e dronëve mbi zonën e kontrolluar përbën rrezik të madh për sigurinë e trafikut ajror. Një operacion i gjerë sigurie u ndërmor menjëherë, ku forcat policore dhe ekipet speciale po punojnë për identifikimin e autorëve të incidentit. Ndërkohë, aviacioni civil tha se rikthimi i normalitetit do të bëhet vetëm pasi të garantohet 100% siguria e hapësirës ajrore.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim edhe për pasojat e mundshme në nivel ndërkombëtar, pasi aeroporti i Kopenhagenit është një nga nyjet më të rëndësishme të transportit në Evropën Veriore. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një akti të qëllimshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related