Juristja Brizida Gjikondi thotë se pas mbylljes zyrtarisht të hetimeve për dosjen “Partizani” të mërkurën, do të hidhet në GJKKO, shorti për gjyqtarin i cili do të shqyrtojë dosjen. Në një intervistë Gjikondi u shpreh se është zgjedhje e ish kryeministrit Sali Berisha, nëse do të paraqitet vetë në SPAK, apo do të dërgojë avokatin e tij.
“Të mërkurën nuk është e thënë të shkojë vetë Berisha, është zgjedhja e tij për ta radikalizuar situatën. Mund të shkojë edhe thjesht avokati i zotit Berisha, ku firmos mbylljen e procedurave të hetimit. Në GJKKO do hidhet një short, e gjithë dosja “Partizani”, do hidhet në short për një gjyqtar të caktuar. Do fillojë të shikojë dosjen e SPAK, nëse ka nevojë për ta plotësuar, do e kthejë mbrapsht apo është hetuar siç duhet dhe do fillojë gjykimin në themel. Nëse Berisha do bëjë protestë pasnesër, është zgjedhje e tij. Të gjithë të pandehurit janë për vepra të ndryshme.
Di që ka edhe dosje të tjera që derivojnë nga kjo dosje, që janë akoma në hetim. Këtë dosje na e tha para 3 vitesh zoti Blinken, i cili këto që po heton drejtësia shqiptare, ia vuri Berishës si “dekoratë”, nisur nga deklarata e vajzsës së Berisha, e cila tha që kjo dosje është thjesht një dekoratë për babain tim. Do doja të kenë këllqe, që këtë dekoratë ia varën babait të saj, fillimisht SHBA dhe Britania e Madhe. Shumë vendime të asaj qeverie, do jenë shkaqe për t’u proceduar në SPAK. Besoj se kjo e zotit Berisha është flagrante, u shpall “non grata” nga SHBA”, theksoi ajo.
