Dosja “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 40 dëshmitarë në gjyq, do pyeten për vrasjen mafioze të Gjin Boriçit

Data

Tensione dhe përplasje të forta kanë shoqëruar seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”, ku SPAK ka kërkuar thirrjen e 40 dëshmitarëve për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Prokuroria e Posaçme kërkon dëshmitë e tyre për zbardhjen e vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020, si dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabellit. Sipas SPAK, këto ngjarje janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Debati më i ashpër në sallë u përqendrua te komunikimet në aplikacionin SKY ECC dhe mospërputhja e pretenduar e orareve të bisedave me kohën e vrasjes së Gjin Boriçit. Ish-kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi se orari i serverëve të SKY ECC nuk përputhet me orën lokale, duke hedhur poshtë pretendimet për manipulim të kohës së komunikimeve.

Nga ana tjetër, avokati Gurali Brahimllari, që përfaqëson biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzoi prokurorinë për manipulim të procesverbalit. Sipas tij, dokumentacioni i klientit të tij është spostuar dhe provat janë deformuar.

Seanca u shty për një datë tjetër, pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me përmbajtjen e plotë të provave dhe materialeve të paraqitura nga prokuroria.

Në këtë proces, përveç Pëllumb Gjokës, po gjykohen edhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Çështja po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga pjesa tjetër e dosjes “Metamorfoza”, që përfshinte vepra më të lehta penale dhe u trajtua më herët me gjykim të shkurtuar.

Procesi konsiderohet një nga më të bujshmit e viteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa përplasjet mes palëve pritet të vijojnë edhe në seancat e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related