Vdekja e liderit të opozitës ruse/ Rusia akuzohet për ‘fshehjen’ e trupit të Navalny

Data

Nëna e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny nuk ka mundur të marrë trupin e tij pas vdekjes në një burg në Arktik. Lajmi është bërë publik në nga një mik i ngushtë i Navalny.

Kira Yarmysh tha se nënës së tij, Lyudmila, iu tha se trupi i tij do të dorëzohej vetëm pasi të kishte përfunduar një ekzaminim pas vdekjes. Ekipi i Navalny beson se aktivisti u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin, sipas BBC.

Një grup i të drejtave tha se 400 rusë ishin arrestuar për vendosjen e homazheve.

Qeveritë perëndimore thonë se fajin e kanë autoritetet ruse për vdekjen e papritur të 47-vjeçarit, ndërsa ministrat e jashtëm nga grupi i vendeve të pasura G7 i bënë thirrje Rusisë që të “sqarojë urgjentisht” rrethanat që e rrethojnë atë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se hodhi poshtë hipotezat “të njëanshme dhe joreale” mbi shkakun e vdekjes së tij, të bëra gjatë një takimi me zyrtarët britanikë të shtunën.

Nënës së tij Lyudmila Navalnaya, thuhet se iu tha nga shërbimi i burgut se ai vdiq të premten pasi u rrëzua dhe ra pa ndjenja gjatë një shëtitjeje, sipas ekipt të tij.

Ajo vizitoi koloninë të shtunën dhe iu dha një njoftim zyrtar që thoshte se ora e vdekjes ishte 14:17 me orën lokale (09:17 GMT), tha Yarmysh.

Ekipi i tij tha se zonjës Navalnaya iu tha se trupi i tij ishte dërguar në qytetin Salekhard, pranë kompleksit të burgut, por kur ajo mbërriti, morgu ishte i mbyllur.

Zyrtarët e burgut thuhet se i thanë asaj se një ekzaminim fillestar pas vdekjes nuk ishte përfundimtar dhe do të duhej të kryhej një i dytë.

Aleatët e Navalny pretendojnë se trupi i tij po mbahet qëllimisht nga autoritetet ruse në mënyrë që ata të “mbulojnë gjurmët” dhe bëjnë thirrje që trupi t’i kthehet familjes së tij “menjëherë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related