Dosja e SPAK për AKSHI: zbardhen dyshime mbi verëra luksoze me vlerë deri në 30 mijë euro

Data

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e SPAK lidhur me dosjen e AKSHI-t, ku përveç dyshimeve për abuzime me tendera publikë, janë zbuluar edhe detaje mbi blerje të konsiderueshme të produkteve luksoze, përfshirë verëra me çmime shumë të larta.

Sipas materialeve hetimore, gjatë kontrolleve të kryera nga BKH në ambientet e lidhura me Ergys Agasi, është gjetur një faturë që ka shërbyer si pikënisje për thellimin e hetimeve. Dokumenti lidhej me importin e verërave të shtrenjta nga kompani private, të cilat rezultojnë të kenë pasur lidhje tregtare me subjekte të përfshira në tendera publikë.

Hetimet kanë evidentuar se kompania importuese ka realizuar furnizime me pije alkoolike me vlerë të konsiderueshme gjatë viteve 2024–2025, ndërsa këto produkte dyshohet se janë faturuar më pas tek kompani të lidhura me Ermal Beqiri.

Në dëshmitë e marra, përmendet edhe roli i personave të tjerë në përzgjedhjen dhe pagesën e këtyre produkteve, ndërsa transaksionet janë kryer si përmes bankës ashtu edhe në formë cash. Sipas hetuesve, ekzistojnë dyshime se këto blerje mund të kenë qenë pjesë e përfitimeve të parregullta që lidhen me procedurat e tenderimit në AKSHI.

Në dokumentet e dosjes, përmendet se vlera e përgjithshme e këtyre produkteve arrin në dhjetëra miliona lekë, ndërsa disa prej verërave të importuara janë të kategorisë shumë të rrallë dhe me çmime që arrijnë deri në dhjetëra mijëra euro për shishe.

SPAK dyshon se këto shpenzime mund të jenë përdorur si forma përfitimi apo shpërblimi në kuadër të marrëdhënieve të dyshuara korruptive mes zyrtarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera që mund të hedhin më shumë dritë mbi këtë çështje komplekse, e cila përfshin një rrjet të gjerë individësh dhe aktivitetesh financiare të dyshuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related