Dosja e Postës Shqiptare në Durrës, shefja e financës: Paratë i ka marrë drejtoresha

Data

Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për skemën e dyshuar të përvetësimit të rreth 69 milionë lekëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre ish-zyrtare ndodhen nën hetim dhe pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria e Durrësit kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarat, ndërsa mbrojtja kërkoi zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë, “detyrim paraqitjeje”.

Sipas raportimeve nga seanca, shefja e financës së filialit, Valbona Hoti Duni, deklaroi para gjykatës se fondet e dyshuara si të përvetësuara janë marrë nga drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, në ambientet e zyrës së saj.

Nga ana tjetër, Mataj nuk ka dhënë shpjegime mbi destinacionin e shumës në fjalë. E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet se mungojnë, ajo është përgjigjur se nuk ka dijeni.

Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohen se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë administruar sipas procedurave shumën prej rreth 69 milionë lekësh, fonde të destinuara për pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës Shqiptare në Shijak dhe Krujë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar, përgjegjësinë individuale të secilës prej të dyshuarave dhe destinacionin e fondeve.

Sqarim: Personat e përfshirë në këtë procedim penal prezumohen të pafajshëm deri në provimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related