Dosja “Bujqësori”/ SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

Data

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur në dosjen e abuzimeve me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku dyshohet për manipulim të 9 procedurave në vlerë 90 milionë lekë gjatë vitit 2022.

Sipas SPAK, zyrtarë të universitetit dhe biznesmenë kanë favorizuar paraprakisht disa kompani, duke përgatitur oferta fiktive dhe cenuar barazinë në tendera.

Për administratorin e UBT-së, Edmond Tërthorja, kërkohen 3 vite burg dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Për 19 prej të pandehurve, prokuroria ka kërkuar konvertim të dënimit në shërbim prove dhe punë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related