Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë televizive, foli mbi dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë Milosh Vuçeviç pas protestave masive në Beograd. Andoni tha se dorëheqja mund të konsiderohet një sukses momental i protestës, por shton se ajo mund të lexohet edhe si lëvizje taktike. Andoni thekson se tashmë kanë filluar kanalet e bisedimeve të qeverisë me studentët.
“Sukses është herë që të themi, por është për t’i respektuar për vendosmërinë. Dorëheqja e kryeministrit është një lëvizje taktike. Lëvizjen e studentëve po e mbështesin fasha të ndryshme shoqërore në Serbi. E kanë mbështetur sindikatat, me një grevë të përgjithshme. Besoj do ketë zhvillime të tjera, do kërkohen lëvizje të tjera përveç kryeministrit. Është një sukses i tyre i momentit, por në publik ka filluar një lloj frike, dhe ajo ndodh në një vend si Serbia, ku janë akoma kujtimet e luftës dhe individë që kanë pasur lidhje me luftën, personazhe që përdoren nga autoritetet serbe në momente të veçanta.
Tashmë kanë filluar kanalet e bisedimeve të qeverisë me studentët. Kjo dorëheqje është një lloj mbajtje përgjegjësie, por i njëjti personazh injoroi protestën dhe përgjegjësinë e qeverisë për incidentin në Novi Sad. Vërtet është veprim i mirë institucional, por moralisht i mungon pjesa e vazhdimësisë, pasi në këtë moment dorëheqja është e diktuar nga protestat. Opozita në Serbi është e papërgatitur për të ardhur në pushtet.
