Donald Trump siguron se do të ndjekë finalen e madhe të Botërorit të Klubeve, por sjellja ndaj emigrantëve i ka…

Data

Finalja e Kupës së Botës për Klube, që do të zhvillohet të dielën më 13 korrik në stadiumin “MetLife”, do të shërbejë si provë për finalen e Botërorit 2026, pasi ky stadium, shtëpia e skuadrave të NFL-së Nju Jork Jets dhe Nju Jork Giants, do të jetë edhe vendi ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026. Finalja do të mbahet për herë të parë në histori në tre vende njëkohësisht, SHBA, Kanada dhe Meksikë, me një rekord pjesëmarrjeje prej 48 kombëtaresh. FIFA tashmë ka zhvendosur departamentin e saj ligjor në Miami, ku janë vendosur edhe punonjësit përgjegjës për organizimin operacional të turneut aktual të Kupës së Botës për Klube dhe të Botërorit 2026.

“Do të shkoj në ndeshje”, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump për gazetarët. Deklarata vjen menjëherë pas njoftimit të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, për hapjen e një zyre të re të FIFA-s në “Trump Toëer”, duke thelluar më tej praninë e organizatës në territorin amerikan një vit para Botërorit. “FIFA është një organizatë globale dhe, për të qenë e tillë, duhet të ketë prezencë lokale, kudo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related