Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iran, pak para nisjes së negociatave të pritshme në Pakistan.
Në një intervistë për New York Post, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur kapacitete ushtarake në rast se bisedimet nuk japin rezultat.
“Do ta zbulojmë brenda 24 orësh. Do ta dimë së shpejti,” tha ai, duke shtuar se anijet luftarake amerikane po pajisen me armatimet më të avancuara.
Presidenti paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin, SHBA do të përdorë forcën:
“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do ta përdorim atë dhe do ta përdorim në mënyrë shumë efektive.”
Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë, ndërsa delegacionet amerikane dhe iraniane pritet të zhvillojnë bisedime për uljen e konfliktit, pas një armëpushimi të përkohshëm në rajon.
