Dodik sërish në bankën e të akuzuarve, rinis “luftën” me SHBA, pse dyshohet se fshihet Uashingtoni pas gjyqit të liderit serb të Bosnjës, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Data

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik duket se ka një “obsesion” të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i Republikës autonome Serbe, është tashmë nën sanksionet e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndaj ai nuk humbet aasnjë rast për t’i “faturuar” Uashingtonit gjithçka të keqe apo çdo ngjarje që cenon atë politikisht dhe jo vetëm, si në rastin e fundit. Ai pohoi sërish dje se ai është i ekspozuar ndaj procedurave gjyqësore në atë vend sepse është viktimë e një procesi politik të manipuluar, pas të cilit supozohet se qëndron SHBA. Këtë Dodik e tha pas një seance në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, ku gjykimi kundër tij vazhdoi në bazë të aktakuzës së prokurorisë së shtetit të ngritur për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Në konferencën për shtyp të mbajtur më pas në Sarajevën Lindore, Dodik pohoi se kjo seancë dëshmon gjithashtu se është një “proces i stisur politik” i përgatitur për të nga ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy.

Gjyqi

Shqyrtimi gjyqësor kundër Dodikut, pas disa zvarritjeve, u hap më 5 shkurt, ndërsa kundër Lukiçit më 13 shkurt, pasi që procedura ndaj tyre u nda përkohësisht në seancën e 17 janarit, pasi Lukiç nuk mori pjesë në gjykim për arsye shëndetësore. Ai dhe drejtori i Gazetës Zyrtare të Republika Srpska, Millosh Lukiç, u akuzuan se kanë mundësuar publikimin e dy ligjeve të miratuara nga parlamenti i entitetit dhe Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt i shpalli të pavlefshme me vendimin e tij për shkak se shkelin Marrëveshjen e Dejtonit. Në RS, me këto ligje u përpoqën të bllokonin zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, si dhe të të gjitha vendimeve të marra nga Schmidt. Në aktakuzë, ndër të tjera, thuhet se Dodik dhe Lukiç veprën penale e kanë kryer në periudhën prej 1 korrikut deri më 9 korrik, me vetëdije, edhe pse e kanë ditur se Përfaqësuesi i Lartë kishte marrë vendim për shfuqizimin e Ligjit për mosekzekutim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, i miratuar nga Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska.Më 16 tetor, në seancën dëgjimore në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Millosh Lukiç thanë se nuk e kuptonin aktakuzën, pas së cilës u konstatua se i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sulmet e Dodik

Dodik mbërriti para godinës së Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës vetëm pak minuta para fillimit të seancës, ku mbështetësit e tij e përshëndetën me duartrokitje dhe brohoritje “Mile, Mile”. Para Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, ndër të tjera, ishin edhe anëtarja e Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviç, ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiç dhe kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viškovi?. Pas seancës, Dodik u largua nga godina e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe nuk ishte në humor për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.  Për Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ai tha se “është po aq e keqe sa Tribunali i Hagës” dhe për këtë arsye ai nuk mund të provojë pafajësinë e tij atje. “E gjithë kjo shënon karakterin kolonial të Bosnjë-Hercegovinës”, përfundoi Dodik.

Akuzat

Në seancë, prokurori Nedim Cosiç prezantoi prova materiale të fajit të Dodik dhe Lukiç, duke përfshirë vendimet e Schmidt që janë të detyrueshme për të gjitha autoritetet lokale, por gjyqtari Sena Uzunoviç hodhi poshtë si të panevojshme disa prova siç janë artikujt në media, si dhe përkthimin gjyqësor të Aneksit 10, të Marrëveshjes së Dejtonit e cila përcakton kompetencat e përfaqësuesit të lartë me shpjegimin se nuk është dokument origjinal. Avokati i famshëm kroat Anto Nobilo, i cili vazhdon të përfaqësojë Dodikun, njoftoi para gazetarëve se mbrojtja do të kërkojë që Përfaqësuesi i Lartë Schmidt të thirret si dëshmitar në vazhdimin e gjyqit. “Gjëja më e rëndësishme nuk ka ardhur ende, pra vendimi i gjyqtarit që do të na lejojë provat”, tha Nobilo, duke shpjeguar se është “vija e parë e tyre e mbrojtjes”. Sakaq, vazhdimi i gjykimit të Milorad Dodik dhe Millosh Lukiçit është caktuar për 22 maj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related