“Do të përballet, por jo në kafaz”/ Plarent Ndreca: Erion Veliaj mungon në gjyq për shkak të kushteve në sallë

Data

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimit të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të rrëzuar kërkesën që Erion Veliaj të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.

Sipas Ndrecës, kjo është arsyeja kryesore pse Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, duke theksuar se klienti i tij ka vullnet për t’u përballur me drejtësinë, por vetëm në kushte të barabarta.

“E vetmja pengesë është kafazi i qelqtë. Kërkesa jonë ishte që ai të qëndrojë pranë avokatit për të komunikuar në mënyrë efektive, por kjo nuk u pranua nga gjykata”, u shpreh avokati.

Ai argumentoi se kjo situatë cenon parimin kushtetues të barazisë së palëve në proces dhe vështirëson komunikimin mes të pandehurit dhe mbrojtjes.

Ndreca shtoi se edhe organizata të pavarura, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, e kanë konsideruar këtë praktikë si degradues për personat që ndodhen në bankën e të akuzuarve.

“Veliaj ka dëshirë të përballet me drejtësinë, por vetëm në kushte që respektojnë standardet kushtetuese dhe të drejtat e tij”, përfundoi ai.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës vijon në GJKKO, ndërsa debati mbi kushtet e zhvillimit të seancave mbetet i hapur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related