Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e zhvillimit të protestave të pandërprera para Kryeministrisë, duke theksuar se kërkesa për ndryshim po rritet çdo ditë mes qytetarëve.
Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, Berisha u shpreh se protestat janë shprehje e reagimit qytetar ndaj një situate që ai e cilësoi si degradim të shtetit dhe institucioneve. Sipas tij, qytetarët janë e vetmja forcë reale përballë kësaj gjendjeje dhe beteja që ata kanë nisur do të përfundojë me fitore.
Ai shtoi se vendimet për format e protestës do të merren në kohën e duhur, duke nënvizuar se morali dhe ndershmëria qytetare, sipas opozitës, janë më të forta se interesat abuzive që, siç tha, po rrezikojnë shoqërinë shqiptare.
