“Do sjellim paqen”- Trump i besoi postin e rëndësishëm të Sekretarit të Shtetit, Rubio: Do punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme

Data

Senatori nga Florida, Marco Rubio ka reaguar pasi Donald Trump e zyrtarizoi si Sekretar të Shtetit.

Me anë të një deklarate në platformën X ai ka shkruar se do të punojë çdo ditë për të realizuar axhenden e politikës së jashtme.

“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që më dha Presidenti Trump.

Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër”, tha Rubio.

“Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin amerikan, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related