“Do marr shanset e mia”, Evi Kokalari zbardh mesazhin e Berishës: As LaCivita nuk e shpëton do

Data

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari në një postim në rrjetet sociale ka komentuar koalicionin opozitar të pagëzuar me emrin “Shqipëria madhështore” që drejtohet nga demokratët e Sali Berishës. E ndërsa ironizon emërtimin e koalicionit, Kokalari shkruan se iu desh 33 vite për të kuptuar që detyra e një politikani është që ta bëjë Shqipërinë madhështore. “Dmth 33 vitet e para të sistemit postkomunist shërbyen që Berisha dhe koalicioni i tmerrit, të kuptojë që detyrat e politikanit është ta bëjë ‘Shqipërinë të madhe’!!!

E kuptua!! Ky slogan funksionoi për Trump sepse ai nuk ishte në pushtet për 33 vjet, dhe nuk ishte pjesë e moçalit të Washington DC, por duke shkatërruar korrupsionin, i hapte rrugën që Amerika të bëhej sërish e madhe. Berisha do të mbyllë që ditën e parë SPAK, që është i vetmi institucion që në fakt po ndihmon në pastrimin e korrupsionit, pjesë është te kjo ai, Meta dhe Rama, që këta bëjnë sikur po luftojnë.

Nëse kjo fushatë nuk është kthyer në një komedi të realitetit shqiptar…nuk di çfarë t’ju them. I kam dërguar fjalën Berishës përpara disa muajsh që të largohet nga opozita dhe të vijnë të tjerë që kanë kapacitet dhe pastërtinë e duhur për të luftuar Ramen. ‘Jo’- tha, ‘do marr shanset e mia’. Si duket priste LaCivitan. LaCivita e ka vetë pozicionin të ç’ekulibruar në orbitën e Trump dhe Berishën nuk e shpëton dot. Fatkeqësi që Berisha po behet pengesë momentalisht. Shqipëria kishte një shans fantastik tani me ardhjen e Trump, për të lënë konservatorizmin e vërtetë të ngrihej dhe të largonte Edi Ramën. Për të vazhduar…”, shkroi dje Kokalari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related