Është një histori kaq mbresëlënëse, saqë shumë njerëz e kishin të vështirë ta besonin. Një nënë i thotë djalit të saj gjashtëvjeçar se ushtarët janë rrugës për në shtëpinë e tyre për t’i vrarë në mëngjes dhe familja do të vdesë së bashku. Por djali i vogël nuk dëshiron të vdesë. Nën mbulesën e natës, ai shpëton nga shtëpia dhe fshihet në pyll, ku shikon sesi trupat grumbullojnë banorët. Nga vendi i tij i fshehur mes pemëve të mbuluara me borë, Aleks Kurzem – një emër që ai nuk e kishte njohur deri atëherë – shikon se si masakrohet e gjithë familja e tij.

Një grua i thotë djalit të saj 6-vjeçar se ushtarët janë rrugës për të mësyrë në shtëpinë e tyre e për t`i vrarë dhe se e gjithë familja do të vdesë e bashkuar. Megjithatë djaloshi i vogël nuk do që të vdesë. Nën errësirën e natës, ai arratiset nga shtëpia dhe fshihet në pyll, ku sheh me sytë e tij se si trupat ushtarake i drejtohen banorëve të zonës. Nga vendi i tij i fshehtë në mesin e pemëve të mbuluara me dëborë, Alex Kurzem, sheh se si e gjithë familja e tij masakrohet për vdekje.

Djaloshi mbijeton në pyjet e Bjellorusisë, duke rezistuar në temperaturat nën 0 gradë Celsius për një numër të panjohur ditësh, e ndoshta edhe javë. Ai kërkon ushqim mes kufomave të shpërndara e të braktisura ndërsa natën, lidhej mbi degët e larta të pemëve për t’u mbrojtur nga ujqërit.

Historia e Kurzem, e cila bëhet akoma më e jashtëzakonshme në vazhdim, doli në dritë fillimisht në vitet `90, dhe u publikua si libër bestseller në vitin 2007, kur më pas u akuzua për mashtrim në vitin 2012. Ish-riparuesi i televizorëve që pasi doli në pension po kalonte jetën e tij në varfëri në Melburn të Australisë, këmbënguli prej dekadash se historia e tij ishte e vërtetë.

Tani, një dokumentar i ri, tregon më shumë për historinë e djaloshit i cili ka gjasa të ketë qenë i pari ushtar hebre i Hitlerit.

Pasi u kthye nga pyjet e egra të Bjellorusisë në vitin 1942, djaloshi tashmë i dobësuar kapet nga një ushtar patrullues nga një batalion i policisë letoneze, një nga shumë fragmented që vepronin nën urdhrin nazist të Hitlerit në Bjellorusinë e pushtuar nga Gjermania.

Ai kthehet në bazën batalionit, ku vendoset të njihet me emrin « jetimi rus » dhe shndërrohet në maskotën e tyre. E veshin me një uniform ushtarake të qepur në miniaturë dhe e pajisin me një pushkë gjahu. Gjithashtu i vendosin emrin e ri Uldis Kurzemnieks dhe ditëlindja 18 nëntor, që përkonte me ditën e pavarësisë së Letonisë.

Përgjatë 2 viteve që pasuan ai mbetet i lidhur me regjimentin, duke u bërë dëshmitar i vrasjeve dhe mizorive kundër popullit të tij hebre. Gjatë gjithë atyre viteve, djaloshi bjond me sy blu bëri siç e këshilloi një nga kapësit e tij të hershëm: të fshihte identitetin e tij hebre.

“Përbrenda qaja me ngashërim,” kujton më vonë Kurzem, duke kujtuar duartrokitjet dhe të qeshurat që bënte teksa ushtarët e rritur torturonin për vdekje një të ri hebre. Por teksa kthehet pas në kujtesë për momentet që iu deshën të kalonte për mbijetesë në pyjet e Bjellorusisë ai shprehet se: “Do kisha shkuar dorë për dore edhe me Djallin, nëse ai do më nxirrte nga aty”.

Kur trupat sovjetike filluan të rifitojnë terren nga Gjermani në Estoninë dhe Letoninë e pushtuar në vitin 1944, djaloshi vendoset për t`u mbrojtur në një familje të klasës së mesme të pronarit të fabrikës në Riga, Jekabs Dzenis. Familja Dzenis e adopton atë dhe në vitin 1949 ata emigrojnë të gjithë së bashku në Melburn.

Gjithçka që adoleshenti Kurzem merr me vete në Australi është identiteti i tij i rremë, një valixhe lëkure e rrjepur dhe një gjendje psikologjike thellësisht të plagosur.

Dan Goldberg, krijuesi i filmit Ushtari Hebre i Hitlerit, u njoh për herë të parë me Kurzem kur ishte redactor i gazetës Australian Jeëish 20 vite më parë.

“Ishte një individ tejmase i tramatizuar që jetonte në varfëri. Kishte mbajtur të fshehta kujtimet e tij të luftës për 50 vjet, kur më në fund filloi të tregonte historinë e tij. Kishte jetuar për vite si një letonez në Melburn dhe kur zbuloi historinë e tij, u quajt mashtrues si nga komuniteti hebre ashtu dhe ai letonez,” tregon Goldberg.

Në vitin 2007, djali i madh i Kurzem, Mark publikoi historinë e babait të tij me titullin “Maskota”. Vendimtare për rrëfimin ishin dy fotografi të vjetra të një djaloshi të vogël bjond të veshur me një uniformë të ushtrisë letoneze, fotografi që Kurzem e kishte fshehur në valixhen e tij të vjetër.

Libri tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. U arrit një marrëveshje për një film hollivudian, me emra të mëdhenj aktorësh si Anthony Hopkins dhe Robin Ëilliams që mund ta luanin. Por Maris Lakis, një pasardhëse e familjes Dzenis, ishte e zemëruar që familja e tyre portretizohej si një mbështetëse e nazizmit.

Goldberg pranon se ka ende shumë pyetje pa përgjigje rreth enigmatikit Alex Kurzem. Si arriti një djalë kaq i vogël të fshihte identitetin e tij hebre? Pse Kurzemi refuzoi të bënte testin e ADN-së për kaq shumë vite? Ai më në fund bëri një në 2019 – dhe testi zbuloi se ai ishte 100% hebre Ashkenazi dhe kishte të afërm të gjallë.

“Unë mendoj se ajo që mund të themi me siguri është se thelbi i historisë së Alex është i vërtetë,” thotë Goldberg. “Ironia e fundit ishte se ai i mbijetoi tmerrit të Holokaustit – por vdiq nga COVID”.

Alex Kurzem vdiq nga komplikimet nga Covid-19 më 31 janar 2021.