Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio nuk ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Këtë e ka deklaruar Rubio sot (2 mars) në emisionin “This Week” të rrjetit televiziv ABC .
“Kemi pasur shumë kontakte me anën e Zelenskyt. Që atë ditë nuk kam komunikuar me presidentin ukrainas. Presidenti Trump është i hapur për të diskutuar me të kur ai të ketë dëshirë të ecë përpara me paqen realisht,” tha Rubio,
