Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës, tre persona përfundojnë nën hetim në Elbasan

Data

Rastet e dhunës në familje nuk kanë munguar as në ditën e fundit të vitit 2025. Policia e Elbasanit njofton se tre persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për ushtrim dhune ndaj familjarëve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin H. E., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 14-vjeçare.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç, vëllezër. Sipas policisë, F. K. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ndërsa K. K. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon që çdo rast dhune në familje të denoncohet dhe thekson se do të veprojë me tolerancë zero ndaj autorëve të këtyre veprave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related