Detaje të reja nga vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, Audi i zi mbetet i bllokuar në vendngjarje

Data

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet një automjet tip “Audi” i zi, i cili ndodhet brenda perimetrit të rrethuar me shiritin e verdhë të policisë. Ende nuk është konfirmuar nëse makina i përket viktimës, autorëve të dyshuar apo një personi tjetër të pranishëm në momentin e ngjarjes.

Sipas burimeve paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive pronësie mes palëve të përfshira.

Mësohet se një grup personash kishte shkuar në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili për të diskutuar lidhur me konfliktin, por debati është përshkallëzuar fillimisht në përplasje fizike dhe më pas në përdorim armësh.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se nga personat që ndodheshin në lokal dyshohet të jetë nxjerrë një armë automatike, ndërsa pala tjetër ka reaguar duke hapur zjarr.

Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe persona të plagosur nga pala e autorëve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia vijon kontrollet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related