Dështimi i skemës së pensioneve, PL akuza ndaj Ramës: Politikat e tij, shkak për krizën, tani sulmojnë bizneset

Data

Zëdhënësja e presidentit të PL, Jasmira Memelli në një deklaratë nga selia e PL, thotë se shkak për dështimin me skemën e pensioneve janë politikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Memellit, për të mbushur gropën e krijuar nga mungesa e kontributeve në 11 vite qeverisje të Ramës, kryeministri po kërcënon bizneset me monitorime e kontrolle të rrepta në ditët në vijim.

Rama ka shigjetuar së fundmi, si fajtorët e vërtetë për mos rritjen e pensioneve, bizneset. Duke presionuar bizneset për të deklaruar pagat për punonjësit e tyre, si e vetmja zgjidhje për pensionistët. 37 mijë biznese të cilësuara me rrisk në fushën e pagave, kanë marrë mesazhin e qartë për të deklaruar pagat për punonjësit.
Jo vetëm që s’i mbështet por i kërkcënon, me objekt kontrolli e monitorimi për periudhën në vijim. Shumë pak i intereson Ramës, që këto biznese punësojnë qytetarët, do t’ia dalin t’u rrisin pagat që një kryeministër s’ia ka dalë t’i rrisë në 11 vite në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related