“Dështim modeli” – Jorida Tabaku kritikon reformën territoriale në Shqipëri: të ardhura të paqëndrueshme, më pak investime dhe largim nga qytetari

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër reformën territoriale gjatë diskutimeve në Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një dështim të vetë modelit mbi të cilin u ndërtua.

Sipas saj, problemet nuk janë të izoluara, por lidhen me tre dimensione kryesore: mënyrën e gjenerimit të të ardhurave, strukturën e investimeve dhe organizimin territorial.

Tabaku theksoi se bashkitë sot mbështeten kryesisht në të ardhura të përkohshme, të lidhura me sektorin e ndërtimit, dhe jo në një ekonomi reale të qëndrueshme. Ajo nënvizoi se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë ka zëvendësuar të ardhurat tradicionale vendore, duke krijuar një model të brishtë financiar.

Në aspektin e investimeve, deputetja deklaroi se pavarësisht rritjes së fondeve për pushtetin vendor, investimet kapitale mbeten të ulëta, ndërsa shpenzimet për administratën janë rritur, duke treguar, sipas saj, një përdorim joefikas të burimeve.

Ajo kritikoi edhe efektin e reformës në raport me qytetarët, duke theksuar se në vend të afërsisë së premtuar, sot ka më shumë burokraci dhe distancë nga vendimmarrja.

“Reforma premtoi efikasitet dhe afërsi me qytetarin, por në realitet kemi centralizim dhe mungesë përfaqësimi,” u shpreh Tabaku.

Në përfundim, ajo kërkoi një rishikim të plotë të filozofisë së reformës territoriale, duke theksuar se pushteti vendor duhet të mbështetet në ekonomi reale, autonomi financiare dhe përfaqësim të vërtetë të qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related