“Dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse”/ Lala jep detajet nga gjyqi i Xhemal Lokës që çoi gruan drejt vetëflijimit

Data

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë detaje tronditëse që kanë dalë nga gjyqi i Xhemal Lokës, i cili u dënua me dhjetë vite burg, për shtyrje të bashkëshortes drejt vetëvrasjes.

Lala tregoi detaje nga dëshmia e fëmijëve, ndërkohë që shtoi se babai i tyre tashmë i dënuar, po hetohet sërish nga Prokuroria.

“Kjo ngjarje bëri shumë bujë, për të ndjerën ishte hapur një faqe në Tik Tok ku bullizohej, fillimisht u tha se mund të ishte shkak Tik Tok që kreu aktin e vetëflijimit. Kur arrita të siguroj dosjen, nuk ishte shkak Tik Tok, por dhuna barbare që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj që në vitet 2000. Kur kam lexuar dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse. Njëri nga djemtë thoshte babai më ka rrahur me rripin e pantallonave dhe më ka lënë njolla dhe ditë të tëra nga pjesa metalike, thoshte më rrihte edhe kot.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related