Deputetët, më të “shtrenjtë”, por jo më punëtorët! Marrin më shumë se kolegët në rajon

Data

Në korrik të vitit 2022 Investigative Network Albania publikoi shkrimi “Privilegjet e deputetëve, deri në 1500 euro dieta”, shkrimi fakton se përpos faktit se performanca e deputetëve është e ulët në parlament, kur vjen fjala tek shpenzimet, ato janë të larta. Deputetët më pak aktiv rezultonin me më shumë përfitime dietash dhe shpenzimesh, çka bie ndesh me efikasitetin e tyre. Strehimi për deputetë që nuk janë rezidentë në Tiranë është një tjetër “karrem” i përdorur nga ligjvënësit për të përfituar më shumë para. Por këto të ardhura dhe benefite të listuara në vitin 2022 duket se nuk mjaftuan për të zgjedhurit e këtij mandati.

Po tre vite më pas, çfarë ka ndryshuar?

Në tremujorin e parë të vitit 2023, ligjvënësit shqiptarë si rrallë herë u bënë bashkë në votim unanim, arsyeja ishte rritja e pagave për veten. Kjo rritje ka bërë që të kemi deputetët më të “shtrenjtë” në kosto financiare.

Gjatë vitit 2024 për paga dhe shpërblime, 140 deputetë shqiptar kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm. Deri në vitin 2023 deputetët e parlamentit të Shqipërisë pagat dhe përfitimet shkonin në vlerën e 2500 euro, ndërsa për vitin 2024 kjo vlerë për parlamentarët ka shkuar mes 3000 dhe 4000 euro, varësisht përfitimeve që ata kanë. Përveç pagave, një sërë deputetësh paguhen për shërbime të tjera si komisionet parlamentare, dieta për udhëtime, karta telefonike, apo qira për banesa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related