Deputetët e PD do të protestojnë para Parlamentit Evropian, zbulohet DATA

Data

Opozita do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë. Mësohet se 30 deputetë të opozitës do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.

Protesta, e cila ishte paralajmëruar nga opozita, është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor.

Deputetët demokratë, me anë të kësaj proteste, kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të Ervin Salianjit dhe liderit të opozitës Sali Berisha.

Përveç protestës, mësohet se deputetët e PD do të zhvillojnë takime me përfaqësues dhe anëtarë të Parlamentit Europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related