Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë, ku takohet me zonjën Gjeladina Ramadani, e cila në vitin 1993 privatizoi një dhomë në një apartament në këtë qytet. Dhoma tjetër e të njëjtit apartament, u privatizua nga Sulbena Balili.
Pas 30 vitesh, Balili e shet pjesën e saj takuese, por në dokumentet e shitjes është e gjithë sipërfaqja e apartamentit. Si të mos mjaftonte kjo, Gjeladina tregon se kur u bë shitja, ajo nuk mundi të futej në dhomën e saj, pasi pala tjetër ndryshoi bravat e ajo hyri me polici.
“Kemi 20.17 unë dhe 20.17 ajo. Ajo e ka shitur pjesën të gjithën. E ka shitur gjithë hyrjen. 10 ditë unë kam ngelur pa çelës se i kishte ndërruar. Erdha të futesha në banesë dhe e gjeta të mbyllur, kishte ndërruar bravën. Gjërat e mia i ka shkatërruar fare dhe ato dyer i kam bërë unë, nuk i ka bërë ajo”, tha pwr mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
Në Tetor 2024 Kledion Zenelaj bleu apartamentin nga Sulbena Balili dhe Kledioni thotë se ka blerë 40 metra katrorë e ka bërë dhe certifikatën e pronësisë.
Gazetarja: Zoti Kledian ju keni blerë një apartament nga zonja Sulbena Balili në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë?
