Debat i ashpër në Kuvend për votën e diasporës/ Noka akuzon PS-në, Manja e quan “fosile”

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka akuzuar mazhorancën se po pengon të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë që nuk kanë dokumente identifikimi shqiptare. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi se çdo shtetas shqiptar ka të drejtë kushtetuese për të votuar dhe se shteti duhet të sigurojë kushtet e nevojshme për këtë proces.

“Sipas Kushtetutës, çdo shqiptar duhet të ketë të drejtën e votës, për sa kohë figuron në regjistrin e gjendjes civile. Ju doni të votojnë vetëm ata që janë në listat tuaja dhe përjashtoni pjesën tjetër të Diasporës. E mohoni këtë të drejtë sepse keni frikë. Brenda nuk ju duan dhe jashtë ju refuzojnë,” deklaroi Noka.

Në përgjigje, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e quajti Nokën një “fosile politike” dhe theksoi se e drejta e votës kërkon një dokument identifikimi shqiptar, si pasaportë biometrike ose kartë ID.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related