Debat i ashpër mes Kokës dhe Malajt: Akuza për lidhje me krimin dhe “narkoshtet”

Data

Gazetari Bledian Koka dhe ish-ministri i Financave Arben Malaj u përfshinë në një debat të fortë televiziv lidhur me rolin e partive politike dhe lidhjet e politikës me krimin ndër vite në Shqipëri.

Debati nisi pasi Malaj po komentonte mbi misionin që duhet të kenë partitë politike, ndërsa Koka e akuzoi për heshtje ndaj kriminalizimit të politikës gjatë kohës kur ishte pjesë e Partia Socialiste e Shqipërisë.

“I patë kriminelët që iu morën partinë tuaj dhe nuk thatë gjysmë fjale. Na bëni edhe moral tani”, u shpreh Koka.

Gazetari deklaroi se Partia Demokratike nuk ka pasur figura kriminale në përbërjen e saj dhe akuzoi socialistët për degradim të përfaqësimit politik.

Malaj iu kundërpërgjigj duke kërkuar që të shihen debatet parlamentare të viteve 2009-2013.

“Hap arkivat e Parlamentit 2009-2013 dhe shiko si kemi debatuar me Sali Berishën për lidhjet me oligarkët”, deklaroi ai.

Debati u tensionua më tej kur Koka përmendi fenomenin e kriminalizimit të politikës dhe termin “narkoshtet”.

“Ne po flasim për një vend që rezulton në të gjitha raportet ndërkombëtare serioze që është narkoshtet”, tha gazetari.

Nga ana tjetër, Malaj deklaroi se problemet me lidhjet mes politikës dhe krimit nuk kanë nisur pas vitit 2013, por më herët.

“Në 2009-2013 u lidh qeveria me krimin. Është fakt”, u shpreh ish-ministri.

Malaj theksoi gjithashtu se ai ishte distancuar nga PS-ja pas vitit 2013, duke bërë dallimin mes Partisë Socialiste dhe “Rilindjes”.

“Partia ime ishte PS-ja, pas 2013-s është Rilindja”, deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related