Dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për komisionet, reagon ambasada e SHBA: Të inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e normalitetit në Parlament

Data

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve  ditën e sotme (12 mars) u arrit një dakordësi mes  mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për lejimin e ngritjeve të Komisioneve Hetimore.

Pas këtij njoftimi ka reaguar edhe ambasada e SHBA në Tirana e cila shprehet se është inkurajuar nga njoftim për rikthimin e rendit normal në Parlament

Reagimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related