Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

Data

Rinumërimi i votave për Fierin tregon se ka patur një “luftë” brenda llojit tek socialistët, më konkretisht mes dy “Çunave të Belës”, Ceno Klosit dhe Klevis Jahajt, ku i pari i ka vjedhur qindra vota të dytit. Ky trafikim votash duket se nuk është bërë pa “bekimin” e shefes së tyre, Ballukut, teksa tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i drejtorit të Ujësjellësit.

Nga Boldnews.al

Në drejtoritë kryesore të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës që ajo drejton, Belinda Balluku zakonisht ka preferuar vetëm “çuna”, të cilët nga hetimet e drejtësisë kanë rezultuar “problematik” me paratë publike.

Deri më tani SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kreun aktual të ARRSH-së, Gentian Gjyli,  si dhe Erald Elezi, i cili është drejtori i KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), teksa i pari ndodhet në burg që prej 14 Marsit të vitit të kaluar.

Por, lista e “Çunave të Belës” nën hetim nga SPAK është e gjatë dhe pjesë e listës janë edhe Ceno Klosi dhe Klevis Jahaj, të cilët Balluku i futi në listën e hapur të kandidatëve të PS-së në Qarkun e Fierit dhe në shtator pritet të marrin mandatin e deputetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related