Çudia në Burrel/ Gruaja rezulton me dy baballarë të ndryshëm, detyrohet të hapë gjyq

Data

Problematika e radhës na çon pas në vitet ‘79-‘90 në kooperativën bujqësore Laç-Brucë të Burrelit.

Vere Lata, është një prej atyre që ka punuar në këtë kooperativë në vitet 1974-1978.

Kur mbushi moshën e pensionit, nisi të bëjë dokumetacionin e kërkuar dhe pa se për vitet e punës në Prellë, del me Vera Hasan Lata, ndërkohë që babai i saj quhet Xhaferr.

“Nuk e njohim, as nuk e dimë”, tha ajo.

Hajrie Dajçi ka qenë ish-ekonomistja e kooperativës, që ka bërë gabimin. Ky gabim është pasqyruar edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

“S’ka pasur shkollë sepse nuk ka Hasan Latë kurrkund”, thotë denoncuesja.

Ndërsa edhe mbiemri i vajzërisë nga Gjakrosa është bërë Xhakrasa.

Në këto kushte avokatja e saj Suela Zade, shpjegon, se është mbyllur një proces në shkallën e parë dhe tani pritet Apeli në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Avokatja Suela Zade: Është mbyllur një proces në shkallë të parë. Është ushtruar ankim dhe çështja është në Apelin e Gjykatës Administrative. Kam bërë kërkesë për përshpejtimin e gjykimit, por ende nuk kam marrë një përgjigje, për pranim apo jo të kërkesës, për përshpejtimin e gjykimit, për ta gjykuar çështjen më parë, sepse ka një kronologji ndër vite!

“Stop” u interesua në këtë institucion, ku thanë që çështja i është caktuar Rezarta Aliut. Kjo çështje është e vitit 2023, por Gjykata po shqyrton vitin 2017. Pas ndërhyrjes së “Stop”, rasti i pensionit të zonjës do të përshpejtohet.

Gazetarja: Interesohem për një çështje.

Sekretarja: Po, si e ka emrin?

Gazetarja: Vere Lata! Suela Zade, avokatja, ka bërë një kërkesë përshpejtimi.

Sekretarja: Me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë?

Gazetarja: Po, po, po. Çfarë është bërë me rastin?

Sekretarja: Është çështje e 2033-shit, gjyqtare Rezarta Aliu. Ndërsa gjyqtarët po shqyrtojnë 2017-ën.

Gazetarja: Domethënë është ende në pritje?

Sekretarja: Po, në pritje!

Gazetarja: Po nuk mund të merret në konsideratë, duke qenëse kemi të bëjmë me pension dhe është person i moshuar?

Sekretarja: Lër dhe një numër kontakti, që ta…!

Gazetarja: Po! Thjesht të merret në konsideratë, duke qenë se është bërë një kërkesë përshpejtimi, edhe është ankuar edhe tek neve zonja. Tek “Stopi”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related