Ç’po ndodh me arsimin në Shqipëri?

0
363

Nëse do të merreshim më pak me kronikë të zezë, lajme që orientohen mbi klikimet dhe do të bënim më shumë për interesin publik, patjetër që një shtyllë kryesore e raportimit tonë do të ishte për arsimin. E them këtë, sepse duke e neglizhuar si çështje debati, kemi harruar se, nëse duam që në të ardhmen të kemi zhvillim ekonomik, nuk mund ta bëjmë po të kemi një sistem edukimi mediokër dhe deri diku dhe kaotik.

Sfida për një vend të vogël si Shqipëria nuk është të jemi prodhues, por të jemi prodhues eficientë. Ekonomia nuk duhet të mbështetet te krahu i lirë i punës, siç është sektori fason, përpunimi dhe shumë industri të tjera që kanë qenë kontribuesit kryesorë në prodhimin kombëtar të vendit, por te një nivel më i lartë, investimi që bëhet te dija i cili nis nga sistemi arsimor. Por çfarë ndodh sot në Shqipëri?!

Politika nuk do arsimin, arsimi degradon duke ushqyer vazhdimisht një politikë rrënuese e korruptive që prodhon varfëri.