Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

Data

Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë sikur kjo ngjarje nuk ekziston. Këto ditë kanë qenë të shumtë ata që kanë raportuar me pamje dhe tituj se çfarë transmentonte TV Klani, apo Top Channel, ndërkohë që trupa policore dhe ushtarake i vunë drynin medias më të hershme në peisazhin tonë informativ. Asnjë imazh, asnjë fjali, asnjë raportim nga vendi i ngjarjes, thjeshtë sikur ajo që po ndodhte të mos ekzistonte.

Por, përtej këtij evidentimi të fakteve, e rëndësishme është të kuptojme se përse po ndodh kjo. Eshtë e kotë ta justifikosh këtë qëndrim, siç janë munduar të bëjnë disa gazetarë apo analistë, me pazaret e prishura mes botuesit dhe kryeministrit. Eshtë idiotësi ta përligjësh heshtjen me faktin që në vijën editoriale të News 24 nuk kishte idealizëm apo skrupuj për të kërkuar të vërtetën, por e gjitha qe thjeshtë pasojë e një basti të gabuar të Irfan Hysenbelliut. Po ashtu është e pavlerë të merresh me elementët e proceseve gjyqësore, përfundimit të kontratës, apo të drejtës për të përdorur një pronë publike.

Të gjitha janë alibi të pavlera. Nëse një pjesë e këtyre argumentave që u hodhën tinëzisht në treg do të qëndronin, askush nuk do të kishte drojë të raportonte thjeshtë faktin për mbylljen e një televizioni, për ti lënë më pas hapsirë opinioneve dhe provave se nga cila anë peshon e drejta. Pra, nëse ndokush do kishte edhe iluzionin minimal që ky akt po kryehej në emër tv së drejtës, do të kishte ngritur zërin.

Por jo, pothuasje të gjitha mediat zgjodhën memecërinë. Dhe kjo është prova me e madhe për të kuptuar se kush e ka gabim dhe se cili po mëtohet të mbulohet, duke u sjellë sikur ngjarja nuk ka ndodhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related