Çfarë ndodhi? Al*rm për bombë në Burrel, gjendet pakoja e dyshimtë në lulishte, forcat xheniere rrethojnë zonën

Data

Një alarm për bombë është denoncuar nga qytetarët e Burrelit në polici, pas konstatimit të një pakoje të dyshimtë në lulishten e qytetit. Sipas policisë, dyshohet se pakoja përmban lëndë plasëse artizanale dhe ndaj janë thirrur shërbimet e specializuara xheniere, për të bërë të mundur verifikimin e përmbajtjes së pakos. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Mat/Informacion paraprak

Në lulishten e lagjes “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë plasëse artizanale të paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related