Çfarë i ndodhi? / Panik para Bashkisë, efektivit i bie të fikët gjatë tubimit, transportohet me urgjencë në spital

Data

Ditën e sotme para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Në protestën e sotme është shënuar edhe një incident, ku një efektiv policie ka humbur ndjenjat.

Një efektivi të policisë i ka rënë të fikët gjatë tubimit të opozitës para Bashkisë. Ai është rrëzuar në tokë teksa PD zhvillon protestën e radhës, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur qytetarë e kolegë. Efektivi më pas është transportuar drejt spitalit me makinën e policisë.

pini ujë të lutem”, dëgjohet të thotë Këlliçi, i cili po mbante fjalën e tij para protestuesve. Prej disa javësh protesta është zhvilluar qetësisht pa pasur përlasje mes protestuesve dhe forcave policore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related