Çfarë do të ndodhë me fatin e Izraelit? Netanyahu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja kush do të mbajë përkohësisht detyrën e kryeministrit

Data

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni ditën e sotme, pas diagnostikimit me hernie.

Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e kryeministrisë, ndërkohë që njoftohet se duke qenë se ndërhyrja do të bëhet në anestezi të plotë, detyrën e tij do ta ushtrojë përkohësisht zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë, Yariv Levin.

“Mbrëmë, gjatë një ekzaminimi rutinë, kryeministri Benjamin Netanyahu u zbulua se kishte një hernie. Në konsultim me mjekët e tij, u vendos që pas përfundimit të punës sot (e diel, 31 mars 2024), kryeministri Netanyahu do të shtrohej në spital për një operacion hernie”, thuhet në deklaratë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related