Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin çështjes “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.
Në gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
