Barazimi i 6-të radhazi i Tiranës, Bledi Shkëmbi: Kështu mund të shpallesh kampion!

Data

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, foli pas derbit ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, tekniku korçar tha se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë ndërsa në lidhje me barazimin e 6-të radhazi u shpreh i frustruar por sipas tij kjo mund të jetë edhe pozitive.

“Nuk i përgjigjem më pyetjes për ardhjen e fitores. Komplimentoj çunat, bënë ndeshje mjaft të mirë, derbi i parë për shumicën, mendoj se ishim superiorë.  

Nuk shikoj ngërç te sulmuesit. Sot është normale edhe po mos shënosh. Jam i kënaqur me sulmuesit, edhe pse mund të kishin bërë diçka më shumë. Ndeshja derbi është më thellë. Më shumë problem kemi pasur mospërqëndrimin. Sot e patëm në çdo sekondë përqëndrimin. 

E bëmë pak herë me Micin dhe Kolën, daljen me qendërmbrojtësit. Ishte direktivë e imja për të qenë më të kujdesshëm. Shpejtësia e futbollistëve të Partizanit, mund të na vinte në vështirësi. Kur mund të kishim mundësi duhet ta bënim. Por për meritë edhe të kundërshtarit nuk e bëmë dot.  

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related